image Vdes 16-vjeçari që u aksidentua me motor uji para disa ditësh në Himarë

Shqipëri

Vdes 16-vjeçari që u aksidentua me motor uji para disa ditësh në Himarë

news image

Pesë ditë më parë, pushuesit e plazhit të Llamanit u shokuan pasi katër adoleshentë u aksidentuan rëndë me Jet Ski.

Nga pesë djemtë e lënduar, njëri u dërgua me helikopter drejt Traumës pasi u raportua se është në gjendje të rëndë.

Pas një dite, më 16 gusht, 16-vjeçari me inicialet K.Xh i cili u përplas me Jet Ski pësoi vdekje klinike.

Më pas i riu ka filluar të lëvizë, por truri nuk i ka funksionuar prej ditësh si pasojë e goditjeve të rënda në kokë.

Kanë kaluar 5 ditë dhe sot, mësohet se adoleshenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana shokët e të ndjerit që u aksidentuan me Jet Ski po kurohen në spital.

Si ndodhi ngjarja?

Katër adoleshentët nga lagjia “Ali Demi” e Tiranës, të moshës 16-vjeç dhe 17-vjeç, shokë me njëri-tjetrin kishin marrë dy motorë uji me qira në plazhin e Llamanit. Dy jetski-të u përplasën në det në hapur e për pasojë 16-vjeçari me iniciale K.Xh. mbeti i plagosur rëndë, me dëmtime në kokë. Ai u transportua me helikopter tek spitali i Traumës. I plagosur mbeti dhe shoku i tij që ishte pasagjer në jetski, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy bashkëmoshatarët që ishin në motorin tjetër shpëtuan pa lëndime. Ata njoftuan pronarin që u kishte dhënë mjetet lundruese me qira, Renato Panajoti për të nxjerr nga deti të plagosurin.

Fillimisht adoleshentët që shpëtuan pa lëndime dhanë dëshmi të rreme, duke u përpjekur të fshehin ngjarjen. Ata i thanë policisë se miku i tyre u plagos pasi ra nga shkëmbi. Ngjarja u zbardh sot nga policia e Vlorës disa orë më pas e cila bën të ditur se dy “jet-ski” janë përplasur gjatë manovrave te gabuara në det.

Në hetim për ngjarjen është 17-vjeçari me iniciale U.K. që drejtonte motorin tjetër të ujit , i cili dyshohet se u përplas me motorin që drejtonte 16 vjeçari. Ai akuzohet për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Po kështu po hetohet për shkelje të rregullave në punë, Renato Panajoti, pronari i mjeteve lundruese në Himarë. Deri në sqarimin e rrethanave është pezulluar aktiviteti i tij privat per dhenien me qira te mjeteve lundruese.

/GazetaSinjali/