image Tërmet në Shqipëri

Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

news image

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë, mëngjesin e sotëm.

Tch raporton se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Himarë, ndërsa thellësia e tij është përllogaritur vetëm 2 km, transmeton Gazeta Sinjali.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të lënduar.

Javët e fundit, Shqipëria ka regjistruar lëkundje të herëpashershme sizmike, ku më e forta u përllogarit disa ditë më parë në Lezhë.

Tërmeti që ra në orët e mbrëmjes në Lezhë ishte 5.0 i shkallës Rihter dhe frikësoi banorët, të cilët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale ose persona të lënduar./GazetaSinjali/