image Himara pushtohet nga flakët, publikohen pamjet

Shqipëri

Himara pushtohet nga flakët, publikohen pamjet

news image

Zona e Himarës është ‘pushtuar’ nga flakët. Zjarri mësohet se ka përfshirë një pjesë të madhe atje.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një postimi në Facebook, Vasili shkruan: “Himara e pushtuar nga flaket vetem pak minuta me pare! Ne zbritje nga qafa Vishes drejt Himares!!”

Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por terreni i thyer e ka bërë të vështirë shuarjen e vatrës.

Kujtojmë që prej gati një muaj Shqipëria është duke luftuar me zjarret. Shumë vatra zjarri janë përhapur nga jugu në veri

/GazetaSinjali/