Hakim Ziyech do të transferohet në Chelsea në këtë verë pasi kanë arritur marrëveshje në vlerë prej 37 milionë funta.
26 vjeçari ka treguar formë të lartë tash e dy edicione dhe do të ketë mundësi që aftësitë e tij t’i rrisë në Londër.
Ziyech është mik i ngushtë me portierin e Ajax, Andre Onana, ndërsa ia ka propozuar Lampardit që ta transferojë.
Reprezentuesi kamerunas, Onana do ta preferonte një kalim ose në Chelsea ose në Tottenham./Gazeta Sinjali/