image Zidane zbulon futbollistët e ftuar për përballjen me Sevillën, mungesa në mbrojtje

Futboll

Zidane zbulon futbollistët e ftuar për përballjen me Sevillën, mungesa në mbrojtje

news image

Real Madridi do të përballet me Sevillan në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga, transmeton Sinjali Sport.

“Los Blancos” kërkojnë tre pikë me çdo kusht për të bërë presion dhe për të fituar titullin në fund të edicionit.

Por, Zidane do të duhet ta bëjë këtë gjë pa shumicën e lojtarëve kryesorë në mbrojtje.

Së pari, Sergio Ramos ka pësuar një lëndim dhe nuk është i gatshëm, por për Realin nuk do të jenë të gatshëm as Dani Carvajal, Lucas Vazquzuez, Ferland Mendy dhe Raphael Varane.

Përpos këtyre, të ftuar janë gjithë lojtarët e tjerë, inkuadruar edhe Eden Hazard i cili u kritikua për “afërsinë” e tepërt që e bëri pas ndeshjes me  Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zinedine Zidane për ndeshjen ndaj Sevillas:

/Gazeta Sinjali Sporti/