image Zidane: Vazhdojmë luftën deri në minutën e fundit

Futboll

Zidane: Vazhdojmë luftën deri në minutën e fundit

news image

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është deklaruar pas fitores së sotme ndaj Athletic Bilbaos, transmeton Sinjali Sport.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 0 – 1 ndaj baskëve, por prapë janë dy pikë prapa në tabelë, ngase Atletico Madrid mposhti Osasunan.

Pas ndeshjes, Zidane tha se do vazhdojnë të luftojnë për ligën deri në fund të sezonit.

“Ne vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit. E dinim që kjo ligë do ishte deri në minutën e fundit dhe ne do luftojmë për të. Jam i lumtur me ndeshjen e sotme dhe që jemi ende në garë”.

“Si mund t’iu thosha lojtarëve që do largohem? Është gënjeshtër. Jam i fokusuar në këtë sezon, na intereson përfundimi. Pjesën tjetër do e shohim në fund të edicionit”.

“Kjo skuadër e meriton fitoren, pavarësisht që ka pasur probleme këtë vit. Do japim shpirtin në fushë”.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Eden. Duhet të zgjedhë 11 lojtarë. Eden është këtu, kontribuon si të gjithë të tjerët” shtoi Zizou.

“Nacho duhet të përfundojë karrierën në Madridi. Paraqitjet e tij flasin vetë. Ai e meriton të jetë këtu”, përfundoi ai.

Në xhiron e fundit ku do vendoset fituesi i La Liga-s, Reali përballet me Villarrealin, derisa Atletico ndaj Real Valladolidit. /Gazeta Sinjali Sporti/