Trajneri i ekipit Madrilen, Zinedin Zidane, është shprehur se dëshiron që Sergio Ramos të vazhdojë qëndrimin edhe më tutje në këtë ekip, shkruan Sinjali Sport.
Kontrata e Ramos me “mbretërit” është deri në fund të këtij sezoni, kurse edne nuk është arritur ndonjë marrëveshje për renovim të saj.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me zgjatjen e kontratës së tij. Si trajner, unë dua që ai të qëndrojë këtu sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Unë dua që të qëndrojë dhe të vazhdojë të luajë”, është shprehur Zidane.
Po ashtu, sipas Zidanes, qendërmbrojtësi mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
“Ramos është një lojtar i veçantë. Ai ka dëshirë, dëshiron të vazhdojë të luajë. Sigurisht, ai mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare nëse ndihet mirë çdo vit, si tani”, shtoi ai.
Sergio Ramos është pjesë e ekipit të Real Madridit që prej vitit 2005, kur u transferua nga Sevilla./Gazeta Sinjali Sporti/