Trajneri i Real Madrid ka folur për çështjen e kontratës së Sergio Ramos, në konferencën për media, para ndeshjes ndaj Villarealit.
Zidane tha se sa më shpejtë që të zgjidhet çështja e kontratës me Sergio Ramosin, aq më mirë është për Real Madridin, shkruan Sinjali Sportiv.
“Ai është udhëheqësi ynë, dhe ai po e tregon atë. Ai do të vazhdon të luajë edhe për kombëtaren derisa të dëshirojë” shtoi Zidane.
Sergio Ramos dhe Real Madrid janë në bisedime për vazhdimin e kontratës, por ende nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare, ndërsa për transferimin e tij të interesuar janë Manchester United dhe PSG.
/Sinjali Sportiv/