image Zidane për pyetjen se a do i bashkohet PSG: Gjithmonë do jem me Marseille, por futbollit nuk i dihet

Futboll

Zidane për pyetjen se a do i bashkohet PSG: Gjithmonë do jem me Marseille, por futbollit nuk i dihet

news image

Javët e fundit ka qenë një periudhë shumë e “nxehtë” për shumë trajnerë ku disa prej tyre janë shkarkuar.

Koeman dhe Nuno së fundmi janë dy teknikët e shkarkuar nga klubet përkatëse. Allegri dhe Solskjaer rrezikojnë stolin duke parë rezultatet negative të ekipeve.

Gjithsesi, Zidane ka folur në një intervistë ku ka “shkelur” syrin ekipit të Parisit. “Unë jam dhe do të jem gjithmonë një marsejez , jam lindur e rritur aty dhe për mua do të jetë gjithmonë në zemër.

Do të mbetem gjithmonë një i tillë dhe pse në futboll mund të ndodhin shumë gjëra.”

Kështu është shprehur Zidane ku në fjalinë e fundit e ka fjalën për PSG, pasi janë rivali i vetëm i klubit së Marseille. /Gazeta Sinjali Sporti/