image Zidane me letër emocionale i jep lamtumirën e fundit tifozëve

Futboll

Zidane me letër emocionale i jep lamtumirën e fundit tifozëve

news image

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka shkruar një letër kur ka listuar arsyet përse dërguan në largimin e tij.

Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi për herën e dytë brenda dy vitesh në javën e kaluar.

Francezi në këtë sezon arriti të shkojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të luftojë për La Ligan deri në ndeshjen e fundit, ku më pas deklaroi se do të largohej.

Ai u ka shkruar një letër të hapur tifozëve të Realit duke shpjeguar gjithçka të cilën e ka publikuar e përditshmja spanjolle “Marca”.

Zidane listoi arsyet e tij ku tregoi se ai ndjeu se kishte humbur besimin e klubit dhe të presidentit, por ata kishin harruar se ai kishte bërë histori me “Los Blancos”.

Letra e pandërprerë e Zinedine Zidane drejtuar tifozëve të Real Madridit:

Të dashur madrilenë

Për njëzet vjet, nga dita e parë që vura këmbën në qytetin e Madridit dhe u vesha me fanellën e bardhë, ju më keni dhënë dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Gjithmonë e kam ndjerë se kishte diçka shumë të veçantë mes nesh. Unë kam pasur nderin e madh të jem lojtar dhe trajner i klubit më të rëndësishëm në histori, por mbi të gjitha unë jam thjeshtë një tjetër lojtar i Real Madrid. Për të gjitha këto doja ta shkruaja këtë letër për t’ju thënë lamtumirë dhe për të shpjeguar vendimin tim për t’u larguar nga stoli i Real Madridit.

Kur në mars të vitit 2019 pranova të kthehesha për të marrë detyrën e trajnerit të Real Madridit pas një pauze prej rreth tetë muajsh, kjo ishte për shkak se presidenti, Florentino Pérez më kërkoi ta bëja, natyrisht, por edhe sepse ju kërkonit çdo ditë. Kur takoja ndonjërin nga ju në rrugë, ndjeva mbështetjen dhe dëshirën për ta parë veten përsëri me skuadrën. Sepse unë ndaj vlerat e “Los Blancos” me juve, ky klub që u përket anëtarëve të tij, tifozëve të tij dhe gjithë botës. Këto vlera jam munduar t’i transmetoj vet në gjithçka kam bërë, jam munduar të jem një shembull. Kalimi i njëzet viteve në Madrid ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetën time dhe e di që për këtë i detyrohem ekskluzivisht Florentino Pérezit, i cili më solli këtu në vitin 2001 dhe i cili luftoi për mua, ai më solli këtu kur kishte njerëz që ishin kundër këtij vendimi. E them nga zemra ime, do t’i jem gjithmonë mirënjohës presidentit për këtë. Gjithmonë.

Tani kam vendosur të largohem dhe dua të shpjegoj arsyet mirë. Po shkoj, por nuk jam duke kërcyer nga barka dhe nuk jam lodhur nga stërvitjet. Në maj të vitit 2018 u largova sepse pas dy vitesh e gjysmë me kaq shumë fitore dhe kaq shumë trofe ndjeva që ekipit i duhej një diskurs i ri për të qëndruar në krye. Sot gjërat janë ndryshe. Po largohem sepse e ndiej që klubi nuk po më jep më besimin që më duhet, nuk më ofron mbështetje për të ndërtuar diçka në planin afatmesëm ose afatgjatë. Unë e njoh futbollin dhe i di kërkesat e një klubi si Real Madridi, e di që kur nuk fiton duhet të largohesh. Por këtu një gjë shumë e rëndësishme është harruar. Gjithçka që kam ndërtuar në baza ditore është harruar, ajo që kam kontribuar në marrëdhëniet me lojtarët, me 150 njerëz që punojnë me dhe rreth klubit. Unë jam një fitues i lindur dhe isha këtu për të fituar trofe, por përtej kësaj janë gjërat njerëzore, emocionet dhe kam ndjesinë që këto gjëra nuk janë vlerësuar, dhe se nuk është kuptuar dinamika e një klubi të suksesshëm, dhe në një farë mënyre, kanë gabuar me kërkimin për rikthimin tim.

Unë dua të respektoj atë që kemi bërë së bashku. Do të më pëlqente që muajt e fundit marrëdhënia ime me klubin dhe presidentin të kishte qenë pak më ndryshe nga ajo e trajnerëve të tjerë. Unë nuk doja privilegje, sigurisht që jo, por pak më shumë mirënjohje për ato çfarë kam bërë. Sot jeta e një trajneri në stolin e një klubi të madh është dy sezone, jo shumë më tepër. Që të zgjasë më shumë, marrëdhëniet njerëzore janë thelbësore, ato janë më të rëndësishme se paratë, më të rëndësishme se fama, më të rëndësishme se gjithçka. Ju duhet të kujdeseni për ta. Kjo është arsyeja pse më dhembte më së shumti kur lexoja gazetat që pas një humbjeje, që ata do të më pushonin nga puna nëse nuk fitoja ndeshjen tjetër.

Më lëndoi mua dhe të gjithë skuadrën sepse këto mesazhe të publikuara qëllimisht në media krijuan ndjenja negative tek të gjithë stafi që punon në klub, dyshime dhe keqkuptime. Gjë e mirë që kisha disa djem të mrekullueshëm që do të vdisnin me mua. Ata më shpëtuan me fitore të mëdha kur gjërat nuk shkonin mirë për mua. Sepse ata besuan në mua dhe ata e dinin se unë besoja në ta. Sigurisht që unë nuk jam trajneri më i mirë në botë, por jam i aftë të jap forcën dhe besimin që i nevojitet secilit për të qenë i shkëlqyeshëm në punën e tij, qoftë një lojtar, anëtar i stafit apo ndonjë punonjës i thjeshtë. Unë e di saktësisht se çfarë i duhet një ekipi. Përgjatë këtyre 20 viteve në Madrid kam mësuar që ju, tifozët, dëshironi të fitoni, natyrisht që ne po bëjmë, por mbi të gjitha ju doni që ne të japim gjithçka, trajneri, stafi, punëtorët dhe natyrisht futbollistët. Dhe mund t’ju siguroj se ne kemi dhënë 100% të vetes për klubin.

Unë gjithashtu e marr këtë letër për t’u dërguar një mesazh gazetarëve. Unë kam bërë qindra konferenca për shtyp dhe fatkeqësisht kemi folur shumë pak për futbollin dhe e di që edhe ju e doni futbollin, sepse ky sport na bashkon. Sidoqoftë, dashur t’ju kritikoj ose t’ju jap mësime, do të doja që pyetjet të mos drejtoheshin gjithmonë drejt polemikave, se do të kishim folur më shpesh për topin dhe mbi të gjitha për lojtarët, të cilët janë dhe do të jenë gjithmonë më e rëndësishmit në këtë sport. Të mos harrojmë futbollin, le të kujdesemi për futbollin.

Të dashur “Los Blancos”, unë do të jem gjithmonë një nga ju.

/Gazeta Sinjali Sporti/