image Zidane flet për mundësinë e shkarkimit pas rezultateve të dobëta

Futboll

Sport/ Zidane flet për mundësinë e shkarkimit pas rezultateve të dobëta

news image

Trajneri Zinedine Zidane ka dalë përkrah Sergio Ramosit në konferencën për shtyp para ndeshjes me Galatasarayn. Ai është nën presion, pasi humbja me Mallorcan ka lënë shije të hidhur në kryeqytetin spanjoll.

I pyetur për këtë ndeshje kundër Galatasaray, ai ka thënë se skuadra duhet të reagoj, por ka pranuar se posti i tij është në rrezik.

 “Ne duhet të reagojmë. E dimë situatën dhe e kemi nisur shumë keq fazën e Championsit. Nesër duhet të tregojmë të kundërtën dhe ne duhet ta tregojmë këtë gjë”

“Nuk e di nëse rrezikoj. Mos më pyesni. Dua të qëndroj këtu përjetësisht. Situatën e dimë tashmë, pyesni ndonjë tjetër”, ka deklaruar ai.

Zidane është pyetur edhe për Hazard, Cortois dhe Vinicius, nëse ata janë të dobishëm për këtë skuadër, por Zidane për heshtjen e tyre gjatë ndeshjeve fajin ia ka lënë vetes.

“Nuk është kështu. Ne jemi një skuadër dhe nuk duhet t’i vëmë fajin askujt. Unë kam përgjegjësi për situatën”./Gazeta Sinjali/