image Zhvillimet Rusi-Ukrainë gjatë ditës së sotme

Botë

Zhvillimet Rusi-Ukrainë gjatë ditës së sotme

news image

Edhe sot vazhduan bombardimet e qyteteve të ndryshme ukrainase nga forcat ruse, ku u raportua edhe për viktima.

Një objekt industrial në Lviv i përdorur për ruajtjen e karburantit u dogj si rezultat i një sulmi rus, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit perëndimor të Ukrainës. Ka pasur shpërthime të tjera që atëherë, me pesë persona të plagosur, sipas një zyrtari rajonal, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, vendet e tjera vazhduan që të dënojnë luftën që po bën Rusia në Ukrainë.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet” gjatë një fjalimi në Poloni. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë garanci se do të ketë mbështetje shtesë të mbrojtjes për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba pas takimit me zyrtarët amerikanë në Poloni.

Në anën tjetër, autoritetet ukrainase thanë të shtunën se autokolonat e autobusëve që përpiqeshin të evakuonin civilët nga Mariupol po ndaloheshin dhe mbaheshin nga forcat ruse.

Përsëri u deklarua edhe presidenti Volodymyr Zelensky i cili tha se Ukraina u ka shkaktuar “goditje të fuqishme” dhe “humbje të rëndësishme” rusëve.

/GazetaSinjali/