image Zhvillimet në veri/ Osmani ndërpret vizitën në New York - Sinjali

Zhvillimet në veri/ Osmani ndërpret vizitën në New York

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj në New York dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga zyra e presidencës.

Tutje nga zyra e presidencës kanë reaguar edhe për raportimet ku shkruhej se Osmani ka udhëtuar me 16 persona në New York.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës demanton raportimet se delegacioni përcjellës i Presidentes në Nju Jork ishte i madh. Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: