Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim, presidentja bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian.