image Zhegrova ftohet ndaj PSG, pritet debutimi i tij

Futboll

Zhegrova ftohet ndaj PSG, pritet debutimi i tij

news image

Trajneri i Lille, Jocelyn Gourvennec ka përzgjedhur 20 lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj PSG që zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Pierre Mauroy”.

Pjesë e listës është edhe futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili pritet të debutojë me Lille në ndeshjen ndaj yjeve të PSG-së.

WhatsApp Image 2022-02-05 at 20.12.37.jpeg

Pas kalimit te Lille, Zhegrova nuk luajti për shkak se nuk ishte regjistruar por ndaj Brestit, ani pse ishte i gatshëm nuk u inkuadrua nga banka rezervë.

Zhegrova e kompletoi kalimin te kampioni në fuqi i Ligue 1, duke bërë një hap të madh në karrierë.

22-vjeçari i është bashkuar klubit me kontratë pesëvjeçare dhe ka vendosur të veshë fanellën me numrin 23.  /Gazeta Sinjali Sporti/