Trajneri i Lille, Jocelyn Gourvennec ka përzgjedhur 20 lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj PSG që zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Pierre Mauroy”.
Pjesë e listës është edhe futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili pritet të debutojë me Lille në ndeshjen ndaj yjeve të PSG-së.
Pas kalimit te Lille, Zhegrova nuk luajti për shkak se nuk ishte regjistruar por ndaj Brestit, ani pse ishte i gatshëm nuk u inkuadrua nga banka rezervë.
Zhegrova e kompletoi kalimin te kampioni në fuqi i Ligue 1, duke bërë një hap të madh në karrierë.
22-vjeçari i është bashkuar klubit me kontratë pesëvjeçare dhe ka vendosur të veshë fanellën me numrin 23. /Gazeta Sinjali Sporti/