image Zhegrova dhe Kololli përplasen mes vete në stërvitjen e Kosovës

Kosovë

Sport/ Zhegrova dhe Kololli përplasen mes vete në stërvitjen e Kosovës

news image

Tri ditë para ndeshjes ndaj Malit të Zi, ka plasur një sherr në kombëtaren e Kosovës në futboll.  Dy futbollistët e kombëtares, Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli, janë kacafytur në stërvitjen e së premtes mbrëma.

Përplasjen e mëtejme mes tyre e parandaluan ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala, të cilët intervenuan për ta qetësuar situatën. Pas qetësimit të gjendjes, stërvitja ka vazhduar normalisht, shkruan Insporti.

Zhegrova dhe Kololli janë dy futbollistë të rëndësishëm për trajnerin Bernard Challandes, pasi të dy janë futbollistë të formacionit bazë të kombëtares.