image “Zhdukja e 40 mijë eurove”, reagon Posta e Kosovës

Kosovë

“Zhdukja e 40 mijë eurove”, reagon Posta e Kosovës

news image

Posta e Kosovës  ka reaguar pas shkrimeve për zhdukjen e 40 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se tentimi i njollosjes së ndërmarrjes përmes titujve bombastik, që një rast i  plaçkitjes të ndodhur kohë më parë të prezantohet si zhdukje skandaloze, është i paqëndrueshëm.

“Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se lidhur me rastin e plaçkitjes së mjeteve financiare, janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore dhe organet e rendit janë ende duke u marr me rastin.

Fatbardhësisht që nuk kem pas dëmtime të punonjësve tanë, ndërsa ndjejmë keqardhje që ka ndodhur kjo plaçkitje e mjeteve financiare që e kanë dëmtuar rëndë Postën e Kosovës, sidomos në krizën aktuale që gjendet këto vitet e fundit, ndërsa me padurim po presim rezultatet konkrete nga Policia e Kosovës që mjetet financiare të kthehen në arkën e ndërmarrjes tonë”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/