image Zhduket "tiks.app", Zoti e di kur do të shiten biletat e mbetura për ndeshjen Kosovë–Angli

Futboll

Dyshimet/ Zhduket “tiks.app”, Zoti e di kur do të shiten biletat e mbetura për ndeshjen Kosovë–Angli

news image

Kompania e autorizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për shitjen online të biletave, ka refuzuar ta zbulojë kohën e shitjes së biletave të mbetura për ndeshjen Kosovë-Angli.

“Tiks.app” është zhdukur që nga dje, ndonëse njoftonte se gjatë ditës së djeshme do ta tregonin kohën kur do të shiteshin biletat e mbetura, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram”, thuhet mes tjerash në njoftimin e djeshëm të “tiks.app”.

Megjithatë, në faqen e tyre në Facebook dhe Instagram deri tani nuk ka ende një njoftim për kohën kur do të dalin në shitje këto bileta.

Teksa mijëra tifozë presin ta kuptojnë kohën kur do të tentojnë ta blejnë një biletë, “tips.app” ka njoftuar se tashmë një pjesë e tyre janë shitur. /Gazeta Sinjali/