image Zhduket pllaka përkujtimore e policit të vrarë, Izet Demaj

Kosovë

Policia/ Zhduket pllaka përkujtimore e policit të vrarë, Izet Demaj

news image

Pllaka përkujtimore në nderim të policit të vrarë në detyrë, Izet Demajt, është zhdukur.

Policia ka njoftuar se pllaka përkujtimore e policit Izet demaj nuk gjendet më afër vendit ku polici mbeti i vrarë më 27 dhjetor, derisa kishte shkuar i vetëm që të ndalte një grabitje në bankën NLB të Istogut

“Rr. Fadil Ferati, Istog 15.02.2020-NN. Është raportuar se pllaka përkujtimore e Heroit Izet Dema nuk gjendej në lokacion ku ka qenë e vendosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe kanë bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pllaka përkujtimore u zbulua më 27 dhjetor të vitit të kaluar në njëvjetorin e vrasjes së policit. /Gazeta Sinjali/