Gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar në policinë e Pejës se i është zhdukur vajza.
Ai ka thënë se vajza i është larguar nga shtëpia dhe nuk di asgje për vendndodhjen e saj.
Ky informacion u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se vajza e tij femër K/Shqiptare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndryshe, rate të tilla në Kosovë ndodhin pothuajse çdo ditë. Arsyet e largimit të vajzave nga shtëpia janë lidhjet e dashurisë dhe mosmarrëveshjet me familjen, sipas policisë.