Një vajzë e mitur nga fshati Barilevë i Prishtinës, është raportuar e zhdukur në polici.
Babai i saj ka deklaruar se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh. /Gazeta Sinjali/