Një vajzë nga fshati Zahaq i Pejës është raportuar e zhdukur në polici nga babai i saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, ajo është larguar nga shtëpia më 3 nëntor dhe nuk është kthyer më.
“Më 03.11.2020 një mashkull Kos. ka raportuar se vajza e tij viktima femër Kos. është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/