Një person është paraqitur në stacionin policor në Pejë dhe ka raportuar se i ka humbur motra e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Pejë bëjnë të ditur se ai u ka thënë hetuesve policorë se motra e tij është me probleme psikike.
Sipas tij, dje në mesditë ajo ka dalë nga shtëpia e cila ndodhet në rrugën “Meto Bajraktari” në Pejë dhe nuk është kthyer më.
Që nga ajo kohë, familja e saj nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e as gjendjen shëndetësore të saj./Gazeta Sinjali/