image Zhduket një vajzë në Pejë

Kosovë

Policia/ Zhduket një vajzë në Pejë

news image

Një vajzë nga Peja është larguar nga shtëpia e saj dhe më askush nuk ka njohuri për vendnodhjen e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, ajo është larguar më 25 janar të këtij viti dhe rasti është lajmëruar në polici nga babai i saj.

“Më 25.01.2020 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Sinjali/