image Zhduket një vajzë e mitur në Viti

Kosovë

Zhduket një vajzë e mitur në Viti

news image

Ky vit ka shënuar një numër të madh të rasteve të personave të zhdukur, të raportuar nga familjarët e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Disa nga këta të zhdukur janë gjetur e disa ende vazhdojnë të kërkohen.

Gazeta Sinjali merr vesh se një vajzë e mitur nga fshati Dobrosh i Vitisë është raportuar e zhdukur dje nga vëllai i saj.

Sipas burimeve nga policia, Gazeta Sinjali merr vesh se vëllai i saj është deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

/Gazeta Sinjali/