image Zhduket një vajzë e mitur në Mitrovicë

Siguri

Zhduket një vajzë e mitur në Mitrovicë

news image

Një baba ka raportuar në polici se i ka humbur vajza e tij.

Gazeta Sinjali mëson se ai u ka thënë hetuesve policorë se ajo është e moshës së mitur.

Ai ka bërë të ditur se e bija e tij është larguar nga shtëpia dje rreth orës 18:00 dhe nuk është kthyer më.

Që nga ajo kohë familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe gjendjen shëndetësore të saj./Gazeta Sinjali/