Një nënë ka raportuar në polici se i ka humbur vajza e saj e mitur, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar se e bija e saj është larguar nga shtëpia, e cila ndodhet në rrugën “Ibrahim Pacolli” në Gjilan dhe nuk është kthyer më.
Që nga ai moment, askush nga familja e të miturës nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe gjendjen shëndetësore të saj./Gazeta Sinjali/