Një burrë është raportuar i zhdukur dje në komunën e Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se ai është larguar nga një objekt në Shtime dhe që nga ajo kohë nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Sipas policisë rasti është raportuar nga një grua, kurse në polici po hetohet si “person i zhdukur”.