Është raportuar në polici se gjatë ditës së hënë një i mitur në fshatin Kopiliq të komunës së Skenderajt është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, rastin në polici e ka raportuar babai i të zhdukurit i cili ka thënë se i mituri është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00, në fshatin Kopiliq të Skenderajt./GazetaSinjali/