Një djalë i moshës së mitur është zhdukur të martën, rreth orës 11:00 në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Pejë se i mituri kishte dalë nga shtëpia e tij e cila ndodhet në rrugën “Selman Morina” dhe nuk është kthyer më.
Rastin në polici e ka raportuar gjyshi i tij.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se policia është duke vazhduar kërkimet për gjetjen e tij./Gazeta Sinjali/