image Zhduket një grua në Mitrovicë

Kosovë

Zhduket një grua në Mitrovicë

news image

Një femër është raportuar e zhdukur në polici nga familjari i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.

Ai ka thënë se gruaja e tij është larguar nga shtëpia, e cila ndodhet në rrugën “Hoxhë Hasan Tasini” dhe nuk është kthyer më.

Sipas këtyre burimeve, bashkëshorti i saj ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të shoqes që nga pasditja e 11 janarit të këtij viti.

/Gazeta Sinjali/