Një femër nga Peja është raportuar e zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se rastin në polici e ka lajmëruar babai i viktimës, i cili ka thënë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
“Më 12.06.2020 një mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/