image Rama: Jemi të gatshëm me gjithë kapacitetet e kryeqytetit t'i dalim në ndihmë Pejës

Siguri

Rama: Jemi të gatshëm me gjithë kapacitetet e kryeqytetit t’i dalim në ndihmë Pejës

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur gatishmërinë e kryeqytetit që me gjithë kapacitetet t’i dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës, pas vërshimeve që lanë dy të vdekur e dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Rama shtoi se ndihma e tyre nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja.

Po ashtu, i pari i kryeqytetit i shprehi ngushëllime për humbjen e dy anëtarëve familjes Ademaj.

“Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/