image Zhduket një e mitur në Novobërdë, ishte nisur për te këndi i lojërave

Siguri

Zhduket një e mitur në Novobërdë, ishte nisur për te këndi i lojërave

news image

Një vajzë e mitur nga fshati Llabjan i Novobërdës, është raportuar e zhdukur në polici nga nëna e saj.

Sinjali mëson se kjo nënë ka deklaruar në polici se vajza e saj kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar te këndi i lojërave te shkolla fillore “Asdreni”, por nuk është kthyer më.

Që nga pasditja e të dielës, rreth orës 18:00, familja e saj nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e vogëlushes.

Prokurori i shtetit i cili është njoftuar me rastin, ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Person i zhdukur” dhe të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e tij./Gazeta Sinjali/