Gasper Preqi, 68-vjeçar nga fshati Doblibare e Gjakovës është zhdukur që nga mëngjesi i 13 prillit, raporton Gazeta Sinjali.
Familjarët e tij kanë thënë për Gazetën Sinjali se atë ditë në orën 09:00 të mëngjesit, ai ka dalë nga shtëpia dhe është nisur për në Osek Pashë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Ata thonë se që nga ajo ditë nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen dhe gjendjen shëndetësore të 68-vjeçarit.
Dorën e djathtë ai e ka të paralizuar. Ditën kur ka humbur, ai ka pasur të veshur një mantil të zi dhe një kapele ngjyrë hiri.
Ata që kanë informacione për vendndodhjen e 68-vjeçarit mund të kontaktojnë policinë ( 192 – pa pagesë) dhe familjarët e tij (049615397 ose 043945274)./Gazeta Sinjali/