image Zhduket në mënyrë misterioze 23 vjeçari shqiptar në Amerikë

Botë

Botë/ Zhduket në mënyrë misterioze 23 vjeçari shqiptar në Amerikë

news image

Arsim Zendeli, 23 vjeç nga qyteti Grosse Ile – Detroit, është zhdukur në kushte misterioze dy javë më parë, ndërkohë që policia thotë se po vazhdon ta kërkojë, shkruan “Neës Herald”.

Familja e tij e cila lajmëroi policinë thotë po shpresojnë që një ditë dera e tyre të hapet dhe djali i tyre do vijë drejt në shtëpinë e tyre – duke i dhënë fund agonisë së tyre.

Policia shkoi në shtëpinë e 23 -vjeçarit dhe u takua me nënën dhe babanë e Arsim Zendelit duke intervistuar ata mbi të dhënat e fundit.

Prindërit thanë se shpresuan gjatë prej se kur djalin e tyre e panë për herë të fundit në orët e para të mëngjesit të 7 priilit.

Sipas familjes, ai u largua me një automjet dhe prej atëherë nuk është parë e dëgjuar.

Asnjëherë, nuk e kishim menduar se ai nuk do të kthehej dhe do të largohej për kaq gjatë,” tha nëna e tij. “Mendova se ai do të largohej për rreth një orë dhe më pas ai do të kthehej në shtëpi.”

Policia e cila e ka shpalluar në personat e humbur thotë se po vazhdojnë kërkimet e gjera përgjatë zonës ku mendohet se do të jet zhdukur, ndërkohē që policia po përdor edhe helikopter nga ajri dhe anijet e rojes bregdetare nga uji – por deri tani ata kanë qenë të pasuksesshme, në kërkimet.

Policia tha se nëna e tij ka deklaruar se kohët e fundit e kuptoi se biri i saj vuante nga sëmundje mendore.

“Nëse dikush do ta shihte, ajo tha që është e sigurt se nuk është i rrezikëshëm dhe agresivë, tha Bashkime Zendeli, duke shtuar se “Ai ndoshta nuk është i vetëdijshëm për atë që po ndodh me mendjen e tij. ”