image Zhduket 38-vjeçari nga Gjakova, familja kërkon ndihmën e qytetarëve (FOTO)

Kosovë

Zhduket 38-vjeçari nga Gjakova, familja kërkon ndihmën e qytetarëve (FOTO)

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

E së fundmi në vendin tonë rastet e tilla fatkeqësisht kanë shënuar një rritje. Tash e tri ditë i zhdukur po rezulton edhe Jeton Kacoli, i cili sipas dëshmitarëve për herë të fundit është parë në parkingun e Biblotekës në qytetin e Gjakovës, rreth orës 15:30.

Për 38-vjeçarin familjarët lusin qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrat e tyre: 044 386 262 dhe 049 105 377.

Njoftimi i plotë:

PERSON I ZHDUKUR-GJAKOVË Personi JETON (Kristë) Kacoli , lindur me datë 20.07.1985 nga Fshati Korenicë,komuna e Gjakovës ,i cili sipas deshmitarëve për here të fundit eshte parë ne parkingun e Bibliotekes ne GJAKOVË, me datën 12.05.2023 rreth ores 15:30. Lusim kushdo qe ka ndonje informacion sado te vogel per vendndodhjen te lajmrohet ne numrat e Familjarëve : 044 386 262 / 049 105 377

image 104

/GazetaSinjali/