image Zhduket 15-vjeçari nga Drenasi, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Kosovë

Zhduket 15-vjeçari nga Drenasi, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

news image

Një 15-vjeçar nga Komuna e Drenasit është zhdukur që nga data 4 korrik, ndërkaq, Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Personi i zhdukur është Shkelzim Zekaj, i lindur në vitin 2005, banues në fshatin Nekoc të Drenasit.

“Ju njoftojmë se më datë 04.07.2020, në stacionin policor në Drenas, është raportuar për një person të zhdukur”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, kërkimet e deritanishme nuk kanë pasur sukses, prandaj kërkojnë edhe bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e 15- vjeçarit.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”./ Gazeta Sinjali/