Nuk janë të rralla rastet kur në polici raportohen persona të zhdukur. Zakonisht personat për gjetjen e të cilëve kërkohet ndihma e policisë janë të moshuar ose të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe dje në fshatin Vranjakë të Rahovecit.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se një burrë ka raportuar pasdite në polici se i kanë humbur dy fëmijët e tij, djalë dhe vajzë.
Sipas tij, fëmijët kanë dalë nga shtëpia dhe askush më nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre./Gazeta Sinjali/