image Zhduken dy persona, njëri në Ferizaj, tjetri në Kaçanik

Siguri

Zhduken dy persona, njëri në Ferizaj, tjetri në Kaçanik

news image

Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Një nënë ka raportuar në polici se i është zhdukur djali i saj, për të cilin ka thënë se është me probleme mendore.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë se i biri i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ndërsa, në Kaçanik është zhdukur një burrë. Vëllai i tij e ka raportuar rastin në polici, ku ka thënë se familja nuk kanë asnjë informacion për të që kur ka dalë nga shtëpia.

Të dyja rastet janë duke u hetuar nga policia. /Gazeta Sinjali/