Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Një nënë ka raportuar në polici se i është zhdukur djali i saj, për të cilin ka thënë se është me probleme mendore.
Ajo u ka thënë hetuesve policorë se i biri i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa, në Kaçanik është zhdukur një burrë. Vëllai i tij e ka raportuar rastin në polici, ku ka thënë se familja nuk kanë asnjë informacion për të që kur ka dalë nga shtëpia.
Të dyja rastet janë duke u hetuar nga policia. /Gazeta Sinjali/