image Fqinjët në Prishtinë rrihen për borxh, sulmohet edhe vetura e policisë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Fqinjët në Prishtinë rrihen për borxh, sulmohet edhe vetura e policisë

news image

Disa persona të cilët dyshohet se janë fqinj janë rrahur mes vete pasditen e djeshme në rrugën “Mustafë Hoxha” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Sinjali ka mësuar se deri te përleshja fizike erdhi pas një mosmarrëveshje që fqinjët kishin mes vete për shkak të një borxhi për rrymë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zyrtarët policorë, të cilët kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin, i cili ka rezistuar, duke u shkaktuar lëndime trupore policëve.

Për shkak të arrestimit të tij, është revoltuar një familjar i tij i mitur, i cili ka dëmtuar veturën e policisë, duke e goditur me këmbë.

Sinjali merr vesh se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa fqinji i tij dhe zyrtarët policorë janë dërguar për tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/