image Zgjidhet lojtari dhe trajneri më i mirë i muajit në Premier League

Futboll

Angli/ Zgjidhet lojtari dhe trajneri më i mirë i muajit në Premier League

news image

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emery Aubameyang është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit shtator në Premier League.

Ylli nga Gaboni mori vota për t’u shpallur më i miri, pas kaloi një muaj të jashtëzakonshëm me fanellën e “topçinjve”. Aubameyang ka mposhtur në këtë garë: Trent Alexander-Arnold, Kevin De Bruyne, Son Heung-min dhe Riyad Mahrez.

Gjithashtu edhe Jurgen Klopp u zgjodh si trajneri më i mirë i muajit.

Tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp e fitoi këtë çmim pasi skuadra e tij nuk njeh asnjë humbje në elitën e futbollit britanik.