image Zgjidhet Kryesia e re e PDK-së, Krasniqi: Rikthimi i partisë fillon sot

Politikë

Zgjidhet Kryesia e re e PDK-së, Krasniqi: Rikthimi i partisë fillon sot

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re, pas Konventës së Dhjetë zgjedhore në të cilën Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i partisë.

Krasniqi në një konferencë për media i pyetur për tensionet e dëgjuara gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues ka thënë se mbledhja nuk ka shkuar me tensione, duke shtuar se kryesie e re është zgjedhur me 16 vota për dhe 3 abstenime.

“Këshilli drejtues është i madh dhe është krejtësisht e normale që të ketë mendime tjera. Unë dua t’i vlerësoj ato mendime. Unë e di sikur t’i kisha 71 anëtarë në kryesi do t’i gjeja 71 njerëz të jashtëzakonshëm. 16 vota kundër 3 abstenime, të tjerët ishin padyshim për, por në asnjë mënyrë nuk ka pasur tensione”, tha ai para gazetarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se është i nderuar me emrat që e përbëjnë ekipin e tij.

“Shpreh bindjen dhe vullnetin tim se kemi një ekip të jashtëzakonshëm me të cilin do të vazhdojmë betejën politike dhe do të ballafaqohemi me sfidat që i kemi përpara. Jam i nderuar për njerëzit që kanë pranuar t’i bashkohen PDK-së në këtë fazë. Ata kanë besuar në vizionin tim dhe te potenciali i PDK-së për t’u rikthyer dhe rikthimi i PDK-së për të marrë besimin qytetar fillon sot kur unë kam një ekip të cilit i besoj dhe me të cilët mendoj që të zhvilloj tutje deri në arritjen e objektivave dhe vizionit që kam shpërfaqur para një muaji kur Konventa e PDK-së më dha besimin që të jem kryetar i PDK-së”.

Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së do të jetë Bajrush Xhemaili, derisa nënkryetarë do të jenë Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Enver Hoxhaj dhe Ramë Buja.

Anëtarë të kryesisë do të jenë Bernard Nikaj, Donika Shahini-Lami, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi-Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadërgjonaj dhe Donjet Bislimi.

/Gazeta Sinjali/