Punonjësi i Ministrisë së Kulturës, Naser Shatrolli, është zgjedhur drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Këshilli Drejtues i Teatrit pasditen e së enjtes ka vendosur që Shatrolli ta merrte drejtimin e institucionit pesë muaj pasi këtë pozitë e mbante si ushtrues detyre.
Pas intervistave të së mërkurës sipas vlerësimit të anëtarëve të këshillit, Shatrolli ka lënë prapa dy kandidatët tjerë, Kushtrim Sheremetin dhe Blerim Krasniqin. /Gazeta Sinjali/