image Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

Sociale

Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

news image

Kryetrari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të një prej regjisoreve më të shquara të dy dekadave të fundit në Kosovë, Burbuqe Berisha”, është shprehur ai.

“Autorja, regjisorja e producentja, e që njëkohë drejtonte edhe Teatrin Kombëtar të Kosovës, profesoresha e njeriu i dashur i artit e kulturës sonë, Burbuqe Berisha, iku para kohe nga kjo botë, duke lënë pas vetes një trashëgimi krijuese të pavdekshme, e cila e bën atë të përjetshme”.

Abdixhiku ka shprehur ngushëllime edhe në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se “Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit artistik, studentëve dhe mbarë vendit”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Burbuqen!”, ka shkruar ai në telegramin e ngushëllimit./GazetaSinjali/