image Konkursi për pozitë drejtuese në Teatrin Kombëtar, tërhiqet një konkurrent

Kosovë

Konkursi për pozitë drejtuese në Teatrin Kombëtar, tërhiqet një konkurrent

news image

Besim Ugzmajli është tërhequr nga konkurrimi për pozitën “Udhëheqës artistik” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Njoftimin e bëri të ditur Ugzmajli me anë të një postimi në Facebook.

Megjithatë, Ugzmajli i cili punon në teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj, ka qenë i shkurtër në statusin tij dhe nuk ka treguar arsyet që çuan atë deri në këtë vendim.

“Miq, Po njoftoj edhe publikisht se une terhiqem nga konkurrimi, perkatesisht aplikimi per poziten: Udheheqes Artistik ne Teatrin Kombetar. Falemnderit!”, shkroi ai.

/GazetaSinjali/