Mbretëria e Bashkuar sapo ka ndaluar avionët privatë rusë nga hapësira e saj ajrore, pasi njoftoi të enjten se edhe transportuesi kombëtar rus Aeroflot do të ndalohej. Rusia u përgjigj të premten duke ndaluar linjat ajrore britanike.
Edhe vende të tjera kanë ndaluar trafikun ajror rus. Bullgaria thotë se asnjë aeroplan rus nuk mund të hyjë në hapësirën e saj ajrore nga e shtuna dhe Polonia dhe Republika Çeke kanë bërë lëvizje të ngjashme.
Linja ajrore ruse S7 – një nga më të mëdhatë në vend – ka anuluar të gjitha fluturimet drejt Evropës deri më 13 mars për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore.
Linja ajrore amerikane Delta ka pezulluar partneritetin e saj me Aeroflot.