Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dje është arrestuar një person i afërt me Iran Badallajn. Arrestimi është bërë lidhur me shpërthimin në fshatin Zhur, ku mbet i vdekur polici Sami Thaqi, u lëndua rëndë polici Artur Mrasori dhe një koleg i tyre. Aty ishte lënduar edhe një fëmijë i moshës rreth 9-vjeçare i familjes ku po bastisej shtëpia.
Lajmin për arrestimin e të dyshuarit të dytë e ka bërë të ditur policia përmës raportit 24 orësh.
“Fsh. Zhur, Prizren 28.01.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Badallaj dyshohet për vënien e një mjeti shpërthyes, si pasojë e të cilit vdiq polici Sami Thaqi dhe u plagosën dy policë tjerë, gjatë një aksioni në mbrëmjen e 28 janarit, në fshatin Zhur të Prizrenit
Ai dyshohet për tri vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja vdekjen e një personi, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si pasojë tre persona të lënduar dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit. /Gazeta Sinjali/